Këngëtarja e famshme që e pranoi Islamin e kishte shqyer fotografinë e Papës
Këngëtarja e famshme irlandeze, Sinead O’Connor është bërë muslimane, duke ndryshuar edhe emrin e saj.
Ajo tani quhet Shuhada’ Davitt. Ajo përmes platformës Tëitter e ka pranuar fenë islame, duke thënë se të gjitha leximet të çojnë kah islami si feja e vërtetë.
Ylli i hitit “Nothing Compares to You”, nuk e ka ndryshuar për herë të parë emrin, duke u bërë senzacion medial. Vitin e kaluar ajo e kishte bërë emrin Magda Davitt, shkruan Periskopi.
Sinead është e njohur edhe për shqyerjen e fotografisë së Papës John II më 5 tetor, 1992, gjatë një paraqitje drejtpërdrejt në Nju Jork.
Në një intervistë me “Time” ajo kishte thënë se këtë po e bëntë si mënyrë protestë ndaj abuzimeve seksuale me fëmijët nga autoritetet kishtare.
Në vitin 1999, ajo ishte shpallur klerike katolike nga një peshkop francez, kur kishte ndërruar emrin edhe njëherë, duke e bërë Nëna Bernadette Mary. Kisha Katolike e kishte anuluar këtë vendim, duke e quajtur “bizar dhe absurd”.
Ajo, më pas, e kishte akuzuar kishën si “fole të djallit”, duke bërë thirrje për themelimin e një “kishe alternative”, duke shprehur shqetësimin e saj se “krishti po vritet nga gënjeshtarët” në Vatikan. /Periskopi/



