Këngëtarja e famshme u konvertua në myslimane: I quan ‘të fëlliqt’ të gjithë jomyslimanët dhe kërkon falje

Këngëtarja e famshme u konvertua në myslimane: I quan ‘të fëlliqt’ të gjithë jomyslimanët dhe kërkon falje

Sinead O’Connor është emri i këngëtares së famshme irlandeze që u konvertua vitin e kaluar në myslimane. Ajo së fundi ka fyer njerëzit e bardhë, duke i quajtur të gjithë jomyslimanët si “të ndyrë”.

Por, ajo ka kërkuar falje për fjalët e saj ku ndër tjerash kishte thënë edhe se “kurrë më nuk donte të kalonte kohë me njerëz të bardhë”.

Këngëtarja tha se “ishte e zemëruar dhe keq” kur i kishte thënë ato fjalë raciste, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Në një varg postimesh në Twitter, 51 vjeçarja – që mori famë të madhe në vitin 1990 për versionin e saj të këngës “Nothing Compares 2U” [shën.i përkthyesit: Asgjë s’krahasohet me ty”] – i quajti të gjithë jo-myslimanët “të fëlliqt” dhe kritikoi teologët e krishterë dhe hebrej.

Në një paraqitje të fundit televizive, ajo i tha fansëve të saj se komentet “nuk ishin të vërteta atëherë dhe nuk ishin të vërteta as tash”.

O’Connor, që vitin e kaluar e ndërroi edhe emrin në Shuhada Davitt pas konvertimit në myslimane, tha se “ndihej keq si rezultat i islamofobisë me të cilën më sulmojnë.”

Ajo ka shtuar se është frymëzuar nga kapitulli i dytë i Kuranit, dhe se kishte qenë myslimane gjatë gjithë jetës së saj, pa e kuptuar. /Periskopi

Shpërndaje në: