Këngëtarja e njohur i jep fund beqarisë (Foto)

Këngëtarja e njohur i jep fund beqarisë (Foto)

Adele dhe Simon Konecki kanë planifikuar që dasma e tyre të jetë një ceremoni e vogël pranë të afërmve. Për ta është e rëndësishme të fokusohen tek dita e veçantë në të cilën do të japin betimet dhe jo tek vetë ceremonia.

“Ajo është e lumtur për këtë ditë dhe dëshiron të jetë diçka e vogël. Aktualisht Adele është në turne dhe do të ishte shumë e lumtur dhe me një organizim me miqtë më të afërt.”- shkruan DailyMail.

Adele dhe Simon, u prezantuan për herë të parë përmes Ed Sheeran në vitin 2011. Tani ata jetojnë në një rezidencë në Beverly Hills. Çifti kanë një djalë 4 vjeç nga kjo lidhje./Blitz.al

Shpërndaje në: