Këngëtarja e njohur përfundon në gjykatë, bëhet fjalë për përdhunim
I akuzuar për përdhunimin e vazhdueshëm të thjeshtrës së tij, që kur ajo ishte në moshën 11-vjeçare, pritet të dalë në gjykatë në javët në vazhdim vëllai 38-vjeçar i këngëtares së famshme Nicki Minaj. Në një proces gjyqësor ku dëshmitare kyçe është edhe vetë këngëtarja.
Ai i mohon akuzat e ngritura nga nëna e vajzës, ish-bashkëshortja e tij, duke thënë se akuzat e saj janë pjesë e një plani të detajuar për t’i zhvatur para motrës së tij të famshme.
Sipas tij, Jacquelinë Robinson e ka shantazhuar se ajo do të vijojë me akuzat nëse ai nuk i jepte 25 milionë dollarë, para që ai duhej t’ia kërkonte Nicki-t.
Por sipas mjekësisë ligjore, e mitura rezulton të jetë penetruar dhe Jelani Maraj rrezikon 15 vite burg në rast se shpallet fajtor nga gjykata. Sakaq mësohet se Nicki Minaj i ka dalë në krah të vëllait duke këmbëngulur se ai është i pafajshëm./Mail Online/



