Këngëtarja e njohur shqiptare shtatzënë, e konfirmon përmes këtij imazhi

Këngëtarja e njohur shqiptare shtatzënë, e konfirmon përmes këtij imazhi

Listës së emrave të famshëm, të cilët presin që së shpejti të bëhen prindër, i është shtuar edhe një këngëtare.

Anjeza Shahini është këngëtarja shqiptare që po pret të bëhet nënë për herë të parë, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një fotografie të postuar në llogarinë e saj në Instagram.

“A duket barku im i madh në këtë” .  Kërkoj ndjesë për mungesën në FB e Insta miqtë e mi, por sic e shikoni kam qenë pak e ngarkuar ”, ka shkruar Anjeza, duke zbuluar se është në javën e 20-të të shtatzënisë.

Kujtojmë që Anjeza i ka dhënë fund beqarisë në vitin 2015, duke u martuar me Paul Edward Conolly.

https://www.instagram.com/p/Bpuym4nj0vQ/

 

Shpërndaje në: