Këngëtarja e njohur viziton Ramush Haradinajn në Francë (Foto)
Ka disa muaj që kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, është duke pritur vendimin e gjykatës në Francë.
Deri sa ai po qëndron tash e disa muaj në Francë, përveç familjarëve të tij, janë miqtë që nuk po e lën vetëm Haradinajn duke e vizituar shpesh.
Këtë herë ka qenë këngëtarja e njohur Shkurte Gashi, e cila ka qenë për vizitë te lideri i AAK’së, shkruan Magazina.al
Ajo gjatë vizitës i ka uruar lirim sa më të shpejt dhe kthim në Kosovë.
“Vizitë te njeriu i vendit tonë!
Çlirimtarët gjithmonë janë në shenjestër! Ramush Haradinaj gjithmonë në luftën për Liri, duke mos u ndalur asnjë çast, gjithmonë në mbrojtje të vendit!
Kosova ka nevojë për ty! Lirim sa më të shpejt #Ramush Haradinaj#” , ka shkruar Shkurta në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale ku shihet bashkë me Haradinajn./Magazina.al/




