Këngëtarja shqiptare tregon si rrahu një mashkull në klub
Këngëtarja e njohur dhe rebele në muzikë, Ronela Hajati ka rrëfyer një moment të jetës së saj ku ka rrahur një mashkull në klube.
Në intervistën për “Një kat më lart”, ajo zbuloi se nuk është tip i tillë, por djali në fjali e kishte bezdisur shumë.
Hajati: Isha në një klub me goxha njerëz në tavolinë, isha veshur me fustan, po rrija me qëndrimin tim stoik.
Ishte një student italian dhe na shtynte qëllimisht, kishte pirë a nuk e di. E bëri një herë, dy herë, dhjetë herë, derisa na shtyu aq fort sa dy tavolina ranë, njëra u vra shumë kurse mua më ra mesi tek cepi i tavolinës, ai momenti që të errësohet gjithë jeta. Ti mascalzone, i thashë, hajde këtu. I rashë një shkelm e cova në fund.
Ndërkohë, në intervistën për “Why Not” nga Roza Lati foli për jetën e saj sentimentale, si dhe për marrëdhënien me Young Zerkën. Nuk u harrua dhe hiti më i ri “Maje men” që ka sjellë në treg dhe po pëlqehet nga publiku, për të cilin është lodhur shumë në xhirime pasi kishte skena të vështira.



