Keni 3.2 milionë dollarë që po ju rrinë ‘badihava’? Bleni Buggatin e legjendës së boksit, e keni në eBay… (Foto/Video)
Legjenda e boksit, Floyd Mayweather ka vendosur të shes veturen e tij luksoze të tipit, Buggati Veyron, duke e vendosur në platformën eBay.
Kjo veturë arrin shpejtësi maksimale prej 254 miljeve për orë dhe versioni i cili është për shitje ka ngjyrë të zezë nga jashtë dhe të portokalltë nga brenda.


Tani adhuruesit e mëdhenjë të këtij lloji të veturës kanë mundësi të blejnë një të tillë, por duhet t’i kenë të gatshme rreth 3.2 milionë dollarë, transmeton Periskopi.
https://www.instagram.com/p/BEuPPECR3RR/

Floyd Mayweather pritet që gjatë këtij viti të ndeshet me ‘superstarin’ e arteve marciale, Conor McGregor. /Periskopi/



