Keni parë klipin e Encës me skena të nxehta, por ky detaj ju ka ikur (Foto)
Ka disa javë që ajo kishte paralajmëruar projektin e radhës, madje publikonte vazhdimisht pamje gjatë xhirimeve, shkruan GazetaBlic.
Flasim për këngëtaren Enca Haxhia e cila mbrëmë lansoi projektin e ri me titull “Dua”.

Por, një detaj tjetër është se pjesë e këtij klipi është dhe një femër tjetër, e që është gazetarja e njohur Aulona Musta, apo siç njihet si Aulona e “Thumbit”.

Kënga “Dua” flet për një femër të dashuruar në një burrë të martuar, e që në këtë rast është Enca e dashuruar në bashkëshortin e gazetares.
Ndërkohë, mbrëmë filloi dhe spektakli “Dancing with the stars” ku aty po merr pjesë për të dytën herë Aulona Musta.



