Kepa refuzoi të zëvëndësohej, kjo është deklarata e Sarrit
Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri ka folur pas humbjes në finale nga Manchester City pas penalltive, me theks të veçantë për rastin e Kepa Arrizabalaga.
Portieri spanjoll refuzoi të zëvëndësohej në fundin e ndeshjes, ani pse numri i tij doli në tabelën e zëvëndësimeve dhe Willy Caballero ishte gati për t’u futur në lojë.
Megjithatë, trajneri italian ka thënë se ka pasur një keqkuptim, pasi ka menduar se ai ka një ngërç, transmeton Periskopi.

”Ishte një keqkuptim i madh. E kuptova se kishte një shtrëngim [ngërç]. Kështu që nuk desha që ai të shkonte në penallti në atë gjendje”.
”Ai kishte të drejtë, por në mënyrë të gabuar. Isha shumë i tërbuar me të. Ai duhet të kuptojë. Nëse nuk kupton, ne mund të futemi në telashe”.
“Ai pati të drejtë për motivimin, por gaboi në sjelljet e tij”, tha pas ndeshjes ish-trajneri i Napolit. /Periskopi/



