Kërcënimet ndaj presidentes: Pas disa orë në Krime të rënda, lirohet babai i deputetit të VV-së
Avokati i Halil Geci ka reaguar pasi klienti i tij është intervistuar nga njësia për krime të rënda, duke e quajtur rastin “të paprecedent”.
Sipas avokatit, Geci, është liruar pas disa orësh qëndrimi në polici dhe rasti lidhet me një status të publikuar në Facebook.
Ai ka kritikuar Vjosa Osmani, duke thënë se në një vend demokratik presidenti nuk duhet të merret me statuset e qytetarëve.



