Kërkesa e transportuesve: Të rritet çmimi i udhëtimit

Kërkesa e transportuesve: Të rritet çmimi i udhëtimit

Rritja e çmimit të derivateve ka shtyrë Shoqatën e Transportit Rrugor të udhëtarëve të kërkojë ngritjen e kostove të biletave.

Me të nuk po pajtohen udhëtarët, derisa ekonomistët po thonë se ulja e akcizës do ta mbante çmimin nën kontroll, raporton Klan Kosova.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, theksoi se ka lëvizje për uljen e kostos së derivateve.

Ndërkohë, Ministra e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë ka njoftuar se Inspektorati Qendror është duke realizuar mbikëqyrje intensive lidhur me zbatimin e vendimit për rregullimin e përkohshëm të çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse, i cili parasheh marzhë tregtare dy cent për litër me shumicë e 12 me pakicë.

Të njëjtit kanë theksuar se njëkohësisht janë duke bërë analiza të të dhënave lidhur me çmimet e importit dhe ato të ekspozuara për konsumatorët në tregun vendor.

Shpërndaje në: