Kërkohet paraburgim për ish policin serb, prokuroria: 13 civilë u rrahën e torturuan në mënyrë brutale dhe çnjerëzore
Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të dyshuari për krime lufte në Komunën e Kaçanikut.
Sipas njoftimit në Faceboook, i dyshuari me inicialet A.D. dyshohet se ka kryer veprën penale “krim lufte kundër popullsisë civile” gjatë vitit 1999, në fshatin Ivajë dhe në fshatrat përreth të kësaj komune.
Njëherësh Prokuroria dje ka bërë të ditur që gjatë arrestimit janë sekuestruar një armë, dy karikatorë, 30 fishekë, një armë gjueti si dhe një uniformë e MUP-it serb.



