Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, caktohet data se kur do të shqyrtohet çështja për Erion Veliajn
Më 24 shkurt gjyqtarja Nertina Kosova do të vlerësojnë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për ndryshim të masës së sigurimit.
Apeli i posaçëm do të vlerësojë nëse janë kushtet dhe kriteret ligjore që Veliaj të lerë qelinë, raporton Top Channel, transmeton Periskopi.
Kërkesa e tij bëhet pas vendimit të kalimit të çështjes për gjykim, që sipas mbrojtjes nuk ka mundësi të prishë provat./Periskopi



