‘Kërkonte bashkëpunime, s’ia kthenin mesazhet’, flet halla e Shpatit

‘Kërkonte bashkëpunime, s’ia kthenin mesazhet’, flet halla e Shpatit

E ftuar në televizionin Alsat, halla e këngëtarit të ndjerë, Shpat Kasapi, ka folur për herë të parë pas humbjes së tij.

Ajo ndau me publikun kujtimet e saj për karrierën e shkëlqyer muzikore të nipit, për pasionin dhe suksesin që ai arriti në skenën shqiptare.

Ajo shprehu me dhimbje të thellë, se Shpati kishte kërkuar bashkëpunim dhe mbështetje nga kolegët e tij kohët e fundit të karrierës, por kjo nuk kishte ndodhur.

“Ajo që më dhemb më shumë është se Shpati kërkoi, kërkoi bashkëpunime e ndoshta as mesazhet nuk ia kanë lexuar! Pse nuk i duam kurrë kur kemi njëri-tjetrin? Kjo është e dhimbshmë”, shprehet mes tjerash halla e Shpatit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Televizioni Alsat (@alsat.mk)


Kjo deklaratë prekëse shënoi një moment emocional në intervistë, duke ngritur pikëpyetje rreth marrëdhënieve brenda komunitetit artistik, raporton Prive.al, transmeton Periksopi.

Ajo zgjodhi të mos përmendte emra, por theksoi mungesën e mbështetjes, një temë që duket se i ka lënë një plagë të thellë familjes Kasapi./Periksopi/

Shpërndaje në: