Kërset arma në estradë: Don Xhoni me shokë sulmon Bini Diez dhe ia thyejnë veturën
Pasditen e sotme në Veternik ka ndodhur një incident i rëndë, ku reperi i njohur Don Xhoni, së bashku me vëllain e tij dhe disa shokë, kanë sulmuar producentin Shkumbin Nebihu, i njohur ndryshe si Bini Diez.
Këtë producenti vet e ka konfirmuar për Prive.
“Po, po, Don Xhoni me vëlla të vet ka qenë. Janë kanë edhe 6-7 veta të tjerë, 10 a nuk e di. Ma kanë zanë rrugën me kerr, unë jam kanë shumë i qetë, kam lëviz, dhe kanë tentu me i mshu kerrit me do sene të fmive”, tha ai pas sulmit.



