Këshillat rreth aktivitetit fizik që duhet t’i injoroni

Periskopi.com Zoya

Kur vjen puna tek aktiviteti fizik, nuk do t’ju duhet të lodheni shumë për t’u ndeshur me këshilla të ndryshme. Rrjetet sociale, shoqja që sapo ka nisur palestrën, apo trajneri personal do të të thotë fare mirë çfarë duhet të bësh dhe çfarë jo. Sigurisht mund ta marrësh gjithë informacionin, por duhet patjetër ta selektosh. Jo gjithçka është e vlefshme. Cilat këshilla duhen injoruar?

1. “Të duhet më shumë kardio për të humbur peshë.”

Eshtë ide e gabuar. Vetëm nëse po stërviteni për një maratonë, duke bërë kardio për orë të tëra mund të humbisni peshë gjatë procesit. Në raste të tjera, jo. Përkundrazi, shumë kardio mund t’ju shtojnë urinë.2. “Ose futju seriozisht ose mos bëj fare.”

Jo gjithmonë aktiviteti fizik ka nevojë për përpjekje kaq ekstremiste. Mjafton të lëvizesh dhe jemi në rregull. Trupi edhe mund të lëndohet nëse ushtroheni më shumë nga ç’mundeni. Merreni shtruar, mos shkoni në limite.

3. “Peshat e rënda do t’ju bëjnë trupin që doni”

Jo! Trupi që doni mund të bëhet edhe me peshën e trupit tuaj. Mos kini tendencën për pesha të rënda.

4. “Ushtrimet në shtëpi nuk vlejnë sa në palestër”

Patjetër që secila vjen me avantazhet dhe disavantazhet e veta, por jo gjithmonë duhet marrë parasysh kjo këshillë. Varet gjithçka nga njeriu dhe se ku performon ai më mirë. Për dikë mund të jetë e sikletshme të ushtrohet në grup dhe ndihet komod dhe më produktiv brenda shtëpisë.

Burimi: The Huffington Post