Këshilltari i Haradinajt ka ditëlindjen, publikon fotografi nga festa e mesnatës
Në mes shokëve pret të 48-tat
Në kohën kur Kosova po zhvillon bisedimet me Serbinë në Bruksel, i pari që na bjen në mendje është Avni Arifi, shef i delegacionit të Kosovës për bisedimet me Serbinë.
Arifi, i cili është nga radhët e Alenancës për Ardhmërinë e Kosovës krahas angazhimeve dhe ngjarjeve të rëndësishme politike, sot shënon datë të veçantë. Anëtari i këshillit drejtues të AAK-së sot ka ditëlindjen, ai feston ditëlindjen e tij të 48-të.

Me rastin e ditëlindjes, Arifi po merr urime të shumta në rrjete sociale, derisa edhe vetë Arifi filloi festën edhe para se ora të shënonte 00:00. Ai mbrëmë me miqë dhe kolegë doli në qytet të festojë. Kjo shihet nga një iamzh që ai ka publikuar në facebook, ku shihet me Halil Matoshin, Arbër Vllahiun dhe tre të tjerë. Avni Arifi është i lindur më 13 prill të vitit 1970 në Rimanishtë, por tani jeton në Prishtinë. Ai është i martuar me Valdete Ibishi-Arifin dhe së bashku kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë./21Media





