Këshilltari i ish kryeministrit Kurti si gazetar jep lajme të rreme dhe tallet me Amerikë

Këshilltari i ish kryeministrit Kurti si gazetar jep lajme të rreme dhe tallet me Amerikë

Duket se këshilltari i ish kryeministrit Kurti, Driton Tali nuk i është gëzuar heqjes së reciprocitetit nga ana e Qeverisë Hoti, veprim ky që i jep fund konfliktit mes Kosovës dhe ShBA-ve.

Një veprim i tillë ka bërë që korporata Sfidat e Mileniumit (MCC) të zhbllokojë fondet për Kosovën e të cilat pritet të mbërrojnë deri në 200 milionë euro.

Por, Talit si duket nuk i bën aq shumë për marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në e për gjendjen e vështirë të qytetarëve të Kosovës pas pandemisë, shkruan Periskopi.

Në statusin e fundit, ai duket si një punëtor portali duke paraqitur në mur lajme të rreme.

“Ekskluzive: pas heqjes së reciprocitetit nga njeh Kenia. Kryeministri Hoti dhe presidenti Thaçi i falenderohen liderit kenian Uhuru Kenyatta.” – ka shkruar ai.

Ndërsa në një status më të hershëm të para 7 orëve, ai me gabime drejtshkrimore shkruan si vijon:

“Ekskluzive: Pas heqjes së reciprocitetit me Serbinë, pos shbllokimit të fondit të MCC fhe garantimit se s’ka ndarje të Kosovës, ShBA do të ndërtojë edhe një bazë ushtarake më të madhe se Bondstili, ku do t’i akomodojë 5.000 ushtarë amerikanë. (Video).”

Nuk dihet nëse z.Tali ka nisur punën në ndonjë portal pro-VV pas largimit të Qeverisë Kurti ku funksiononte si këshilltar politik i kryeministrit./Periskopi

Shpërndaje në: