Këshilltari i Mustafës i përgjigjet Rexhep Hotin për ‘LDK-në komuniste’

Këshilltari i Mustafës i përgjigjet Rexhep Hotin për ‘LDK-në komuniste’

Faton Abdullahu, anëtar i LDK-së dhe këshilltari i kryeministrit në largim, Isa Mustafa ka thënë se LDK është partia e parë antikomuniste në hapësirat shqiptare në Ballkan.

Kjo deklaratë e tij vije pas deklarimit të nënkryetarit të PDK-së, Rexhep Hoti i cili ka thënë se LDK nuk mund të thirret si parti e djathtë ku në krye të saj është një komunist, duke aluduar në kryetarin Isa Mustafa.

Abdullahu në një postim në Facebook ka shkruar se LDK  u formua për pronën private, për tregun e lirë, për sistemin shumëpartiak, për liritë fetare.

Ky është postimi i plotë i tij:

Mbi një vlerësim të gabuar të z. Rexhep Hoti

LDK është parti e djathtë e do të jetë edhe më

Askush më shumë se nënkryetari i LDK-së z.Haziri, (e nëse e keni dëgjuar këtë e ka bërë vazhdimisht edhe kandidati per Kryeministër z.Avdullah Hoti) askush as më shumë se cilido anëtarë i kësaj partie, bile edhe simpatizant, nuk e ka të drejtën legjitime të thirret në vlerat djathtiste, bile sot më shumë se kurrë.

LDK është partia e parë antikomuniste në hapsirën shqiptare në Ballkan, pas rrëzimit të Murit të Berlinit. Për pronën private, për tregun e lirë, për sistemin shumëpartiak, për lirit fetare, për këto ishte dheh u formua LDK, kur të tjerët mbanin librat, idet dhe fotot e Enver Hoxhës në hapsirat ku s’kishte derë të hapur për vlerat perëndimore.

Në përmbyllje të shekullit të kaluar LDK është parti e parë që vullnetin politik të shqiptarëve e ridefinon për ta bërë të pranushme për ndryshimet demokratike antikomuniste ndryshime të cilat po e çlironin krejt Evropën Lindore.

Fal intelektualëve që themeluan LDK-n si parti të djathtë antikomuniste Kosova gjeti miq të duhur dhe përfitime jetike, përndryshe ne do të kërkonim ndihmë dhe lidhje nga mbetjet e Enver Hoxhës, nga Federata Ruse apo Lëvizja Popullore Kurde.

Shpërndaje në: