Kështu dukej dokumenti për pagesën e fondit “Vendlindja thërret”
Fondi “Vendlindja thërret” për financimin e luftës, zyrtarisht është themeluar me datën 4 dhjetor 1993, me vendim të veçantë të Lëvizjes Popullore të Kosovës, e cila vepronte brenda në Kosovë dhe jashtë saj, shkruan Periskopi.
Sipas të dhënave të publikuara, nënkuptojnë sasinë e mjeteve financiare sipas shifrave: në SHBA qenë grimbulluar rreth 11 milionë dollarë, në Zvicër më se 50 milion dollarë dhe në Gjermani 10-12 milionë dollarë. Duke pasur parasysh faktin se fondi ishte i shtrirë edhe në shtetet e tjera, thuhet se shuma e përafërt e mbledhur në fondin “Vendlindja thërret“ sillej nga 75 deri në 100 milionë dollarë amerikanë.
Periskopi publikon dokumentin –dëftesë të vitit 1999, që ishte paguar nga një mërgimtarë në Gjermani e të cilin e ruan ende. /Periskopi/




