Kështu dukej Shyhrete Behluli kur ishte e re (Foto)
Është ndër këngëtaret më të shquara të muzikës popullore.
Ajo është Bilbil i Myshtishtit dhe zëri i saj i ëmbël e këngët e bukura, populli ka kohë që i dëgjon e i shijon.
Shyhrete Behluli, sot është ende prezente në skenë dhe madje e pashtershme si burim kënge.
Këngëtarja e muzikës popullore, mund te ketë ndërruar pak stil në paraqitje e tash bën bashkëpunime edhe me reperë, një kombinim ky mjaft interesant, por dikur dukej shumë ndryshe.
Në një pllakë gramafoni që Prive ka siguruar, shihet Shyhretja në veshje popullore e me flokë të zeza, por buzëqeshja, i ka mbetur e njëjtë.




