Kështu duket Mimoza Mustafa kur del për kafe (Foto)
Dikur një ndër këngëtarët më të pranishme në tregun tonë muzikor, por jo më. Është fjala për Mimoza Mutafen e hiteve si “Terri më kafshon”, “Sadist”, “Qelibar”, etj.
Këngëtarja Mimoza Mustafa nuk ka ndryshuar shumë, madje tani duket akoma më bukur dhe këtë e thonë të gjithë. Duket sikur koha ka ndalur për të. Mimoza ngjan me vajzat e reja, edhe për nga pamja, por edhe për nga stili. A ka një sekret? Si ka arritur ta ruaj e kultivojë bukurinë? Këngëtares nuk i pëlqen edhe aq të flasë për këto gjëra, shkruan “Kosovarja”.
Sa i përket anës profesionale, këngëtarja nuk ka paralajmëruar ndonjë këngë a videoklip. Atë zakonisht e ngjall fundviti, andaj po presim.




