Kështu e festoi Ronaldo titullin me të dashurën (Video)
Në natën që u cilësua si e Cristiano Ronaldos, nuk kishte si të mungonte e dashura, Georgina Rodriguez.
Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo, ka shkëlqyer në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit, duke shënuar dy gola në fitoren prej 4:1 të Real Madridit.
Në natën ku portugezi shkroi histori, duke u bërë lojtari i parë që shënon gol në tri finale të Ligës së Kampionëve, nuk kishte si të mungonte edhe e dashura, Georgina Rodriguez.
Portugezi festoi bashkë me familjen dhe të dashurën, e cila kujdesej për Cristiano Juniorin.
Ky është trofeu u katërt për Ronalon i Ligës së Kampionëve, i treti me Real Madridin.
https://www.youtube.com/watch?v=-yVbOn-Mh3w
https://www.youtube.com/watch?v=GDOrTsTIHxo





