Kështu e komenton Unikatil arrestimin e Marko Gjuriqit (Foto)
“Paska marrë n’thu te megja”. Reperi, Viktor Paloka i njohur si Rebel a.k.a. Unikkatil ka komentuar në një mënyrë interesante arrestimin e shefit të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës.
Ai ka publikuar një fotografi të Policisë së Kosovës duke arrestuar Marko Gjuriqin në rrjetin social Instagram, teksa ka shkruar “Paska marrë n’thu te megja ky shkavi a ahah”.
Ndryshe, Njësitet e Policisë së Kosovës dje kanë realizuar një aksion të madh në veri të Mitrovicës, e gjithë kjo për arrestimin e drejtori të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq pasi ky i fundit u fut pa leje të autoriteteve kosovare në vend./21Media
https://www.instagram.com/p/Bg1iqcwF-Kq/?taken-by=unikkatilofficial



