Kështu e kompenton Cima gjestin e Maradonës (Video)

Kështu e kompenton Cima gjestin e Maradonës (Video)

Në emisionin “Dueli i Botërorit”, që transmetohet në RTV Dukagjini, i ftuar ka qenë edhe
humoristi i njohur, Rasim Thaçi – Cima.

Përveç komenteve rreth Kampionatit Botëror, Cima ka kujtuar edhe kohën kur ka qenë futbollist, kohë të cilën thotë se e kujton me nostalgji.Tutje, ai ka komentuar edhe gjestin e Diego Armando Maradonës sot pas golit të fitores të shënuar pesë minuta para fundit të kohës së rregullt nga Marcos Rojo, në ndeshjen Argjentinë-Nigeri.

Maradonna nuk ishte përmbajtur aspak ,duke iu drejtuar gishtat e mesën tifozëve të Nigerisë.Në
momentin që kjo pjesë është shfaqur në ekran, humoristi Thaçi nuk ka lënë pa komentuar këtë gjest,
duke aluduar në drogimin e tij.“Mua ma merr mendja sipas qehres, ky i ka mbushur pak hundët,
sepse a sheh sytë herë i çelë e herë i mbyllë”, ka thënë Cima duke komentuar pamjet e Maradonnës
në ekran.

https://www.youtube.com/watch?v=B6wWnfSW-FY

Shpërndaje në: