Kështu e përjetuan të famshmit e Shqipërisë tërmetin e sotëm (FOTO)
Një tërmet i fuqishëm ka tronditur ditën e sotme vendin, duke ngjallur frikë dhe panik te qytetarët.Teksa shumica e njerëzve dolën në rrugë nga frika e tërmetit, mesa duket ka pasur edhe nga ata që e kanë marrë me sportivitet. Madje ka nga ata që kanë publikuar foto dhe video në rrjetet sociale.
Ndërkohë tërmeti u përjetua edhe nga disa prej personazheve të njohur të ekranit, si Turjan Hyska, Bes Kallaku, Jonida Maliqi, Ilda Bejleri.
Turjan Hyska ka treguar nëpërmjet një “Instastory” se ishte në ashensor në momentin që ka rënë tërmeti dhe thotë se ishte ndjesi e “papërshkrueshme”.
“Kur natyra të vë në provë! Ndjesia e tërmetit nga kati i 8-të”, shkruan Jonida Maliqi.
“Tërmet”, shkruan Ilda bashkëngjitur me videon ku shfaqet ambazhuri teksa lëviz.
“Edhe i thirra i herë, Xheno, ti e bone apo ra vete???”, shkruan Bes Kallaku në postimin e tij.
“Isha fiks tek refreni termet e ben kjo cika cika kur fap… na u tunden rrotaçilet neper shtepi”, shkruan me humor aktori i njohur Visjan Ukcenaj.




