Kështu ekspozon këmbët e gjata Zaimina (Foto)
Mes jetës si këngëtare dhe si nënë, ajo nuk ndalet asnjëherë.
Zaimina Vasjari, këngëtarja super tërheqëse para pak kohësh është bërë nënë, por kjo nuk e ka ndryshuar aspak fizikun e saj, që vazhdon të mahnit, shkruan Kosovarja.
Këngëtarja nga Shqipëria edhe pse me projekte muzikore nuk është shumë aktive kohëve të fundit, ajo në rrjete sociale nuk heziton të ndaj fotografi të ndryshme.
Kësaj radhe, Zaimina vjen me një fustan të zi, kombinuar me flokët e saj të zeza dhe të gjata, duke vë në pah përveç fustanit, edhe linjat e saj, e cila si çdo herë, vjen shumë tërheqëse.
Përndryshe, Zaimina në fund të muajit janar është bërë nënë e një vajze, të cilën e ka quajtur Khloe. /Kosovarja/





