“Kështu është kur rritesh në Bubq”, ja c’bëri Besi në Maldive që e shtyu Xhensilën të qesh me lotë (VIDEO)
Prej dy ditësh, çifti i të sapomartuarve Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj ndodhen në ishujt Maldive ku po shijojnë muajin e tyre të mjaltit.

Por ‘veset’ e një fëmijërie në fshat, aktori i humorit duket se nuk i ka harruar as në resortin super luksoz ku po pushon dhe këtë e ka dëshmuar vetë Xhensila në një video të postuar në Insta Story.

Në videon që me siguri ka shkaktuar të qeshura të shumta, Besi shihet duke u ngjitur në një pemë ndërsa Xhensila e hutuar, e pyet duke qeshur se çfarë po bënte.
‘Çfarë po bën… qyqja…’-dëgjohet t’i thotë Xhensila bashkëshortit teksa ai shihet duke zbritur nga pema, e madje në një moment duket dhe se u vra disi.

Por veprimtaria misterioze e aktorit u zbulua vetëm pak më pas nga këngëtarja e cila postoi foton e disa arrave të kokosit në tokë, me mbishkrimin: ‘Kështu është kur rritesh në Bubq!’ /Xing.al

…




