‘Kështu helmohen qytetarët e Gjilanit në pikë të ditës’ (FOTO)

‘Kështu helmohen qytetarët e Gjilanit në pikë të ditës’ (FOTO)

Ndotja e ajrit në Kosovë, specifikisht në Prishtinë ka qenë një prej temave më të diskutuara në gjithë Kosovën gjatë muajve të dimrit, pasi matjet zyrtare nga aparaturat e vendosura tek Ambasada e SHBA-ve, tregonin për shifra alarmante të ndotjes, raporton Periskopi.

Lidhur me këtë ishin marrë disa masa nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor, megjithatë qytetarë të pa ndërgjegjshëm  në Kosovë vazhdojnë që të ndotin ajrin në forma të ndryshme.

Kjo shihet në një video që ka ardhur në adresë të Periskopit nga një qytetar i Gjilanit, ku shihet se si në pikë të ditës, digjet një material që lëshon tym të zi drejt qiellit.

“Kështu helmohen qytetarët e Gjilanit në pikë të ditës”, ka shkruar qytetari A.Daku në mesazhin e dërguar në adresë të Periskopit.

Shpërndaje në: