Kështu mund të vishni ngjyrën e kaltër këtë sezonë (Foto)

Kështu mund të vishni ngjyrën e kaltër këtë sezonë (Foto)

Ndër ngjyrat më në modë për vjeshtë/dimër 2017-18 është edhe ngjyra e kaltër dhe jo më kot pasarelat janë të mbushura me këtë ngjyrë edhe pse në tonalitete të ndryshme. Ja si të vishni bukur ngjyrën e kaltër për këtë sezonë.

E kaltër e errët për veshje elegante
Ngjyra e kaltër e erret është një nuancë e thjeshtë, zakonisht zëvendëson ngjyrën e zezë kur nuk dëshirojmë ta veshim atë dhe kombinohet shumë bukur me ngjyra neutro me ngjyrën e artë dhe të argjend por edhe me sfumatura të tjera të ngjyrës së kaltër. Avantazhi i kësaj ngjyre është se kombinohet bukur edhe me të zezën.

E kaltër kobalt e kombinuar me jeans
Është një ngjyrë e kaltër e veçantë e cila nuk është shumë e errët por që ngjason sikur është holluar me pak ngjyrë vjollce. Ky tonalitet i të kaltrës kombinohet shumë bukur me veshje jeans të errët por mund të vishet edhe me ngjyra të tjera neutro të stinës.

Ngjyra e kaltër e theksuar për kombinime bon ton
Ngjyra e kaltër e theksuar është një ngjyrë e cila është bërë e njohur nga filmi

“Djalli vishet me Prada” dhe është ndër nuancat e të kaltrës më interesante të stinës sepse kombinohet me çdo gjë dhe është një ngjyrë shumë elegante dhe duket bukur nëse keni një ngjyrë lëkure të çelur. Një këmishë në këtë ngjyrë është perfekte nëse do të kombinohej me një veshje të kaltër të errët apo pantallona në ngjyrë hiri.

Ngjyra e kaltër “navy” për kohën e lirë
Stili “navy” do të jetë një ndër trendët e preferuara të vjeshtë/dimër 2017-18 qoftë për veshjet në stilin marinar ashtu edhe për kombinime të pazakonta. Ngjyra e kaltër “navy” kombinohet bukur me ngjyrat metal, ngjyrën hiri dhe ngjyrën karamele.

Shpërndaje në: