Kështu po pushojnë yjet e futbollit botëror (Foto)
Futbollistët si Neymar, Patrice Evra dhe Wayne Rooney janë duke shijuar pushimet e tyre, pas një sezoni të gjatë.
Braziliani Neymar ka udhëtuar drejt Las Vegas me aeroplanin e tij privat, pasi fitoi Kupën e Mbretit me Barcelonën, trasnmeton Periskopi.



Sulmuesi po ashtu ndjeku një ndeshje basketbolli të NBA Finals, në mes Cleveland Cavaliers dhe Golden State Warriors.
Ndërkohë, ish futbollisti i Manchester Unitedit, Patrice Evra po shijon pushimet e tij me një udhëtim në Dubai.
Evra njihet si një adhurues i kafshëve të ndryshme dhe në disa fotografi mund të shihet derisa noton me një delfin.


Ndërsa në Barbados, ish bashkëlojtari i Evras, Wayne Rooney është duke pushuar me familjen e tij.
Rooney ka publikuar një foto ku shihet me gruan e tij, Coleen. /Periskopi




