Kështu reagon Enca pas kritikave për fustanin e kopjuar (Foto)

Kështu reagon Enca pas kritikave për fustanin e kopjuar (Foto)

Enca Haxhia javën e kaluar festoi ditëlindjen në një festë të ‘çmendur’ organizuar nga miqtë e saj.

Këngëtarja atë ditë kishte festuar bashkë me shoqërinë me vallëzim ‘twerk’ dhe me puthje lezbike, shkruan lajmi.net.

Natyrisht që shumë e diskutuar ka qenë edhe paraqitja e saj si çdo herë tejet provokuese, ajo kishte veshur një fustan të bardhë të hapur tek gjoksi dhe këmbët, i cili nxori në pah asetet e këngëtares.

Pas disa ditësh doli se fustani i Encës ishte parë më herët në trupin e të famshmes Kylie Jenner.

Por, duket se Enca nuk ua ka vërë veshin fare kritikave dhe mori përsëri një fotografi të bërë me rastin e ditëlindjes së saj dhe e postoi në llogarinë e saj në Instagram, kjo njëherësh ishte edhe si kundërpërgjigje ndaj kritikave për ‘kopjim’.

Shpërndaje në: