Kështu relaksohet Avdullah Hoti, pas një dite të lodhshme (Foto)
Ishte ditë vikendi por e shtuna për Avdullah Hotin, kandidat për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, ishte ditë pune.
Madje shumë e ngarkuar me aktivitete elektorale. Por Hoti ka vendos që të relaksohet pas një dite të ngarkuar fushate.
Ai është parë në një lokal nate me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.
Hoti është parë si zëvendësimi më i mirë i Isa Mustafës në Qeveri, prandaj LDK-ja e ka kandiduar përballë Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt. Premtimi elektoral i Hotit, që ka bërë bujë është ai për rritjen e buxhetit deri në 5 miliard euro brenda një mandati, për cka oponentët e kanë cilësuar si të pamundur.




