Kështu tha Wenger rreth të ardhmes së tij
Arsene Wenger nuk e di nëse do të drejtojë edhe ndonjë ndeshje tjetër pas finales të së dielës ndaj Chelseat në FA Cup.
“Nuk mund të përgjigjem në pyetjen nëse do të vazhdoj të jem këtu”.
“Nuk do të jetë ndeshja ime e fundit sepse pa marrë parasysh çka ndodh, unë do të qëndroj në futboll”, u shpreh Wenger.
Arsene Wenger e ka mundësinë e vetme për trofe të dielën, teksa Chelsea do ta kërkojë trofeun e dyfishtë.



