Kështu u festua Bajrami nëpër botë (Foto)
Anë e mbanë dynjasë, myslimanët po e festojnë Bajramin e Fitrit, një prej dy festave më të mëdha islame.
Festivali i kalimit të agjërimit fillon kur hëna ngritet në ditën e fundit të Ramazanit, muajit të shenjtë të kësaj feje.
Koha dallon nga shteti në shteti, me disa që e ndjekin ngritjen e hënës në Mekë dhe me të tjerë që e ndjekin hënën e tyre lokale, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Edhe në Kosovë, festimet e Bajramit janë nga më të ndryshmet. Filluar prej pritjes së mysafirëve në shtëpi, e deri te shkuarja në diskoteka e në ahengje të ndryshme.
Fotografitë e mëposhtme shfaqin festimet e Bajramit në disa prej vendeve të ndryshme myslimane të botës. /Periskopi

Njerëzit duke u falur në një xhami në Tajlandë

Gratë në Brooklyn të Nju Jorkut duke e festuar përfundimin e muajit të nëntë të kalendarit hënor islam

Një djalë i vogël duke e lexuar Kuranin, librin e shenjtë mysliman, në Indonezi, vendin me më së shumti myslimanë në botë

Ndërkohë që në Stamboll, Bajrami u festua edhe në këtë formë.

Në Abu Dhabi e pritën atë që njihet ndryshe edhe si Bajrami i Madh përmes fishekzjarreve.







