Këta janë 6 shqiptarët më të rrezikshëm në SHBA, pritet të dëbohen

Këta janë 6 shqiptarët më të rrezikshëm në SHBA, pritet të dëbohen

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka bërë publik një raport ku rendit shtetasit e huaj të konsideruar si më të rrezikshmit, të ndaluar nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave.

Në këtë listë janë të përfshirë edhe 6 persona me origjinë shqiptare.

Agjentët po zbatojnë urdhrat për dëbime në shkallë të gjerë, duke nisur nga individët me historikun më të rëndë kriminal, transmeton euronews.

Shqiptarët më të rrezikshëm në Amerikë janë konsideruar:

Vasil Vukaj – i shpallur fajtor për vrasje, u kap në Kaliforni

Florjan Delija – i dënuar për sulm, arrestuar në Nju Jork

Adush Muçaj – me precedent për sulm fizik, ndaluar në Jutah

Marian Makai – i dënuar për vjedhje, sjellje të çrregullt dhe kërcënime terroriste, i arrestuar në Kaliforni

Nga Kosova janë: Nikollë Lleshajdhe Besart Hoxha

Publikimi i këtyre emrave vjen si pjesë e operacioneve për identifikimin dhe largimin e personave të konsideruar si rrezik për sigurinë publike në SHBA./Periskopi/

Shpërndaje në: