Këta janë dy futbollistët me notën më të lartë në ndeshjen Slloveni– Kosovë
Kombëtarja e Kosovës arriti fitore 0:2 ndaj Sllovenisë në kualifikim për Kupën e Botës, duke siguruar vendin e dytë që çon në play-off.
Në sajtin “Sofascore”, futbollisti me notën më të lartë është vlerësuar Fisnik Asllani – i cili shënoi golin e parë në këtë sfidë, shkruan Indeksonline, transmeton Periskopi.
Sulmuesi i Hoffenheim është vlerësuar me notën 7.5.

Kurse në faqen e njohur “Flashscore”, më i miri në këtë ndeshje ishte Mërgim Vojvoda me notën 7.7.




