Këta janë futbollistët që kanë abuzuar seksualisht me vajza të mitura
Rasti i fundit shokues që ndodhi në Drenas, ka bërë që të kujtojmë disa nga abuzimet seksuale që kanë ndodhur në botë, sidomos me disa futbollistë të njohur.
E nisim me rastin më të rëndë të ndodhur, atë të 24 marsit të vitit 2016, kur futbollisti i njohur anglez Adam Johnson abuzoi seksualisht me një 15 vjeçare.

Ish-futbollisti u dënua me gjashtë vjet heqje lirie, për shkak të abuzimit me një adoleshente.
Tashmë 31 vjeçar, në kohën kur u dënua nuk tregoi asnjë shenjë emocionale për veprën që ai kreu, që sipas prokurorëve e bëri për ”kënaqësitë e veta seksuale”, transmeton Periskopi.
Johnson së pari u arrestua më 2 mars të vitit 2015, pasi posedonte një video me pornografi ekstreme, të cilën e ndante me një 12 vjeçare. Një vit më pas, ai u dënua me gjashtë vite burg, të cilin është duke e vuajtur ende.

Por rasti që kishte tronditur edhe më shumë botën e futbollit ishte ai i Karim Benzemas, Franck Ribery dhe Mathieu Valbuena. Treshja franceze që në vitin 2015 u akuzuan për abuzime seksuale me të mitur, shantazhe e lidhje me mafian.
Në vitin 2010, Benzema dhe Franck Ribery u akuzuan për një lidhje me një prostitutë të mitur. Të dy u morën në pyetje dhe, tre vjet më vonë, u shfajësuan.
Skandali plasi kur dyshja e lartpërmendur u shantazhuan nga një mafi, që kërkon shuma të majme parash në këmbim të mos zbulohet skandali i tyre. Kësisoji, ata gjetën një ndërmjetësues, emri i të cilit ishte Mathieu Valbuena, edhe ky pjesë e ekipit kombëtar të Francës.
Megjithatë, që nga viti 2015 treshja e përfshirë në këtë rast nuk janë paraqitur asnjëherë për ‘Gjelat’, pasi trajneri Didier Deschamps i përjashtoi nga ekipi, raporton Periskopi.
Në fund, të tre u shpallën të pafajshëm, ani pse kishin kryer abuzim seksuale me të mitura. Vetëm sulmuesi i Real Madrid mbajti një ditë burg.

Edhe David De Gea është në listën e zezë të abuzimeve me të mitur.
Portieri i Manchester United ishte lojtari i vetëm që nuk duartrokiti kryeministrin e ri të Spanjës asokohe, Pedro Sanchez pasi ai mbajti një fjalim para skuadrës kombëtare përpara Kupës së Botës.
Tensionet midis De Gea dhe Sanchez mund të gjurmohen në vitin 2016 kur portieri i Manchester United ishte gabimisht i implikuar në hetimin e sulmit seksual në Spanjë, dhe në fund doli i pafajshëm. /Periskopi/



