Këta janë ish-deputetët e PDK-së dhe LDK-së që nuk patën “nafakë” ta mbajnë postin e deputetit

Këta janë ish-deputetët e PDK-së dhe LDK-së që nuk patën “nafakë” ta mbajnë postin e deputetit

Derisa po vazhdon numërimi i votave me postë për zgjedhjet e parkohshme parlamentare, deputetë të partivë politike vecse e dinë nëse kanë siguruar votat e mjaftushme për një ulëse në Kuvendin e Kosovës, shkruan Periskopi.

Kësisoj, shumë ish-deputetë nuk patën fatin që ta mbajnë karrigen në të cilën qëndruan 10 muaj rresht, ani se me nga 5 minuta punë.

Në partinë Demokratike të Kosovës (PDK), këta kandidatë nuk arritën t’i marrin votat e mjaftueshme në zgjedhjet e 28 dhjetorit: Abelard Tahiri, Eliza Hoxha, Altin Krasniqi, Fadil Demaku, Rashit Qalaj e Kosovare Murseli.

Ndërsa nga LDK këta janë ish-deputetët që nuk e morën edhe njëherë besimin e qytetarëve: Arben Gashi, Paris Guri,Krenar Xhferi e Alban Zogaj.

Shpërndaje në: