Këta janë kandidatë për deputetë nga Partia e Drejtësisë

Këta janë kandidatë për deputetë nga Partia e Drejtësisë

Partia e Drejtësisë dje ka mbajtur Kuvendin e rregullt të Punës dhe Këshillin Drejtues konform statutit dhe rregullores së punës dhe me një draft politik të hartuar dhe propozuar nga anëtarët e Kryesisë.

Këshilli Drejtues unanimisht mori këto vendime: Ndryshimin në përbërjen e re të Kryesisë, shkarkimin nga udhëheqja e disa anëtarëve të Kryesisë, për shkak të shkeljeve statutore si dhe votoi pro koalicionit me PDK-në si ofertë e vetme zyrtare e paraqitur në organet e partisë.

PD zgjodhi  listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e PD-së. Ferid Agani, Ardian Sejdiu, Vesel Neziri, Merjeme Uka dhe  Luljeta Kelmendi.

Shpërndaje në: