Këta janë kandidatët e PDK-së për deputet nga Peja!
Partia Demokratike e Kosovës edhe nën udhëheqjen e Kadri Veselit do të ketë dominim të Listës Zgjedhore me njerëz nga rajoni i Pejës.
Gazeta Blic nga burime të saja brenda PDK-së ka marrë vesh se ngjajshëm si në zgjedhjet e kaluara parlamentare, kjo parti nga rajoni i Pejës do t’i ketë hiq më pak se 6 kandidatë, ndonëse nuk ka edhe numër të madh të votave.
Hajredin Kuçi, Xhavit Haliti, Adem Grabovci, Agim Çeku, Besim Beqaj e Safete Hadergjonaj do të jetë emrat që do të hyjnë në listën zgjedhore të PDK-së, thonë këto burime të Gazetës Blic.
Është emri i Adem Grabovcit ai i cili ka nxitur reagimet me të mëdha në këto zgjedhje. Edhe pse Abelard Tahiti nga Kryesia e PDK-së kishte thënë në një intervistë për RTK se në listën zgjedhore të kësaj partie nuk do të këte njerëz që kanë probleme me ligjin, burime të Gazetës Blic thonë se Grabovci do të jetë në listë.
“Madje, ka presion në liderin e partisë që të shtojë këtë numër, mirëpo për shkak se PDK nuk po arrin të shtojë votat në këtë rajon, kreu i partisë vështrië se do të lejojë numër më të madh të kandidatëve nga Peja”, tha ky burim.
Ndërkohë, në PDK vazhdimisht ka pasur ankesa se rajoni i Pejës ka përfaqësimin më të madh si në organet drejtuese të partisë, poashtu edhe në institucione, derisa ka numrin më të vogël të votave./ Gazeta Blic



