Këta janë këngëtarët që i frikësohen festivaleve Live
Disa nga këngëtarët e famshëm shqiptarë, kanë krijuar karrierë duke mos i dëgjuar kurrë se cili është vokali i tyre, kur këndojnë Live, shkruan “Magazina.al”
Në koncerte ku pretendohet se ata do të këndojnë Live, ajo “kamuflohet” me playback, ndërsa festivalet i refuzojnë me arsyetimin se nuk jepen vlerësime të drejta, ose nuk kanë interesim pasi tamshmë “kanë arritur nivelin e famës”.
Shikoni listën e këngëtarëve që i “frikësohen” festivaleve Live
Dafina Zeqiri
Edhe pse mund të jetë një nga këngëtaret më të pëlqyere, ajo vazhdon të refuzojë festivalet ku këndohet live, e që në Shqipëri janë dy “Kënga Magjike” dhe “Festivali i RTSH’së”.
Edhe pse ishte bërë e njohur nga festivali “Polifest” me playback, ajo kishte marrë pjese edhe në “Kënga Magjike” por jo më kur ky festival nisi të bëhej me të kënduar “Live”, shkruan “Magazina.al”
Blero
Blero është një tjetër këngëtar i famshëm kosovar, i cili nuk i ka në qef festivalet. Duket se fama e tij është në nivel sa që promovimi i tij në festivale e konsideron si të panevojshme.
Edhe pse kishte paralajmëruar pjesëmarrjen këtë vit në “Kënga Magjike”, ajo nuk ndodhi, Blero u arsyetua se nuk ishte pjesëmarrës për arsye teknike.
Genta
Genta Ismajli, kishte fituar festivalin “Kënga Magjike” në vitin 2005 kur ky festival ishte vetëm playback, Genta u kthye përsëri në vitin 2014 me këngën “Maje”, por që nga viti 2015 “Kënga Magjike” është Live dhe këngëtarja nuk ka shprehur interesim për të marrë pjesë.
Genta është një nga këngëtarët më energjike në skenë, fansat e lakojnë shpesh emrin e saj si një nga pretendetet për të kënduar në festivalin eurpian “Eurovision”, por Genta nuk ka shprehur ndonjë interesim për të marrë pjesë as në “Festivalin e Këngës” në RTSH, ku fituesi përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, shkruan “Magazina.al”
Dhurata Dora
Dhurata Dora ka shumë fansa prapa vetes, por përveç koncerteve, ajo nuk është parë në skenë festivalesh, nuk dihet arsyeja pse!
Në vargun e këngëtarëve të famshëm që nuk janë parë në festivale Live radhiten, Kida, Mozzik e Getinjo, edhe pse ata ishin në TopFest këtë vit, paraqitje e tyre ishte shumë playback e pak live./Magazina.al/



