Këta janë personat që e ‘përgjakën’ Mihrije Brahën (Foto/Video)

Këta janë personat që e ‘përgjakën’ Mihrije Brahën (Foto/Video)

Gjatë ditës së djeshme qarkulloi një foto nëpër rrjetet sociale dhe nëpër medien rozë, ku këngëtarja jonë e njohur dhe shumë e dashur nga publiku Mihrije Braha, shihej e gjakosur në fytyrë”.

E kontaktuar nga revista “Kosovarja”, dhe e pyetur nga ne për qëllimin e asaj fotografie që shihej me make up, këngëtarja Braha u shpreh se kjo është një shenjë sensibilizimi dhe një zë për gratë të cilat janë të dhunuara dhe të rrahura brutalisht, e që nuk kanë guximin të padisin apo edhe më keq disa nga të dhunuarat nuk kanë guximin as të shkojnë të mjekohen.

Mihrije Braha ndër të tjera na njoftoi se grimin ia kanë bërë dy artistë të make up-i me famë botërore, Noli i cili punon dhe vepron në Amerikë, ka grimuar shumë artistë Hollivudian, e që kësaj radhe e ka grimuar edhe Mihrijen. Dhe Ariani nga Ferizaj i cili po ashtu është artist, që të dy e grimuan Mihrijën. Ku më pas këto pamje u përhapen nëpër shumë medie online, shkruan “Kosovarja”.

Ne siguruam ca pamje video të Mihrijes ku shihet duke u grimuar nga artistët në fjalë.

Krejt kjo është vetëm një gjest sensibilizues nga ana e artistëve dhe Mihrijes.

Ne urojmë që raste të tilla të dhunës ndaj grave, mos të ketë më kurrë.

Vlen të cekim se me këtë gjest Mihrije Braha është njëra ndër artistet tona e cila po e ngritë vetëdijen morale dhe institucionale, dhe një zë i fuqishëm kundër dhunës ndaj grave.

Shpërndaje në: