Këta janë personat që humbën jetën nga rrëzimi i skelave në Vjenë
Nga informacionet e konfirmuara të albinfo.at rezulton si në vijim:
Tre prej viktimave janë shqiptarë: Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe një tjetër me emrin Istref Zekaj.
Viktima e katërt është nga Bosnja.
Një person tjetër mbeti i lënduar, por identiteti dhe vendi i tij i origjinës ende nuk janë të konfirmuar, shkruan albinfo.at.
Autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e plotë të viktimave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Informacionet mund të ndryshojnë gjatë orëve të ardhshme.
Tragjedia në Vjenë: 4 punëtorë nga Kosova humbin jetën në kantier ndërtimi



