Këta janë pesë kandidatët e LDK’së që s’kanë arritur as 500 vota
Po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Qendrat Komunale të Numrimit (QKN) janë numëruar 1 mijë e 214 kuti nga gjithsejtë 2 mijë e 557 kuti apo 47,48%, raporton Periskopi.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), këta janë pesë kandidatët që kanë marrë më së paku vota.
Në vendin e parë është, Gafurr Ibrahimi më 295 vota.
Në vendin e dytë është, Nafie Rusinovci, më 344 vota.
Kurse, në vendin e tretë është, Sevdije Abazi më 371 vota.
Në vendin e katër është, Roni Kosmann, më 385 vota.
Ndërsa, në vendin e pestë është, Dafina Zeka, më 487 vota./Periskopi/




