Këta janë pesë kandidatët e PDK’së me më së paku vota deri tani
Po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Qendrat Komunale të Numrimit (QKN) janë numëruar 1 mijë e 196 kuti nga gjithsejtë 2 mijë e 557 kuti apo 46,77%, raporton Periskopi.
Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), këta janë pesë kandidatët që kanë marrë më së paku vota.
Në vendin e parë është kandidatja Dafina Broqi më 460 vota.
Në vendin e dytë është ish-kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, i cili ka gjithsejtë 546 vota.
Kurse, në vendin e tretë është Agron Pacarizi më 642 vota.
Në vendin e katër është Mustafë Krasniqi më 720 vota.
Ndërsa, në vendin e pestë është Sami Hoti 752 vota./Periskopi/




