Këta janë pesë kandidatët më të votuar të VV’së
Po vazhdon procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Qendrat Komunale të Numrimit (QKN) janë numëruar 1 mijë e 13 kuti nga gjithsejtë 2 mijë e 557 kuti apo 39,62%, raporton Periskopi.
Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), këta janë pesë kandidatët më të votuar, raporton Periskopi.
Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka marrë 135 mijë e 797 vota.
Në vendin e dytë është Glauk Konjufca, më 105 mijë e 841 vota.
Kurse, në vendin e tretë është, Albulena Haxhiu, më 55 mijë e 224 vota
Në vendin e katër është Hekuran Murati, më 54 mijë e 712 vota
Ndërsa, në vendin e pestë është Donika Gërvalla, më 48 mijë e 712 vota./Periskopi/




