Këta janë të famshmit shqiptar që u rrahën mes vete (Foto/Video)

Këta janë të famshmit shqiptar që u rrahën mes vete (Foto/Video)

Jo çdoherë janë këngët e hitet e mëdha që i kanë sjellë në qendër të vëmendjes yjet e estradës shqiptare.

Shumë prej tyre, janë bërë të famshëm jo vetëm në saj të këngëve të publikuara po edhe ndërmjet zënkave që kanë pasur. Disa në mënyrë verbale, me kunja të kombinuara e ndërthurura së bashku me tekstet që i dedikojnë njëri-tjetrit, e disa të tjerë duke mos i kursyer grushtat dhe shkelmat e që në këtë mënyrë nuk ka qenë e përfshirë vetëm kategoria e meshkujve.

Këngëtarët e muzikës shqiptare, brenda dhe jashtë kufijve po aq kanë shkaktuar skandale dhe sherre ndërmjet tyre saqë do i kenë ‘lakmi’ në mënyrë ironike edhe VIP-at ndërkombëtarë.

E në këto raste duhet cekur edhe femrat shqiptare të cilat janë më agresive në këtë aspekt, ku na lënë në kujtesë të gjatë përleshjet apo zënkat e tyre.

Adelina Ismaili & Leonora Jakupi

Një ndër çështjet e cila bëri bujë të madhe në trojet shqiptare cilësohet rrahja ndërmjet dy këngëtareve mjaft të talentuara e të dashura për publikun Adelina Ismaili dhe Leonora Jakupi, rrahje kjo që ndodhi vite e vite më parë, por që ende mbahet mend.

Kjo rrahje thuhet të ketë  ndodhur në prapaskenën e një koncerti, ku këngëtarja Leonora Jakupi ishte sulmuar fizikisht nga Adelina Ismaili së bashku me njerëzit e afërm të saj.

 

Nga ana tjetër, çështja arriti deri në gjykatë ku Leonora deklaron se ka qenë pikërisht e ëma e saj e cila ka kërkuar që të mbyllet ky gjyq dhe e bija të mos ketë më asnjë kontakt me familjen Ismaili.

Por, sa e fali Leonora këtë gjë, ajo ka pretenduar se nuk e ka bërë me zemër. Së fundmi në një emision të shou biznesit ajo u pyet se me kë do të bënte një bashkëpunim, duke iu dhënë mundësia të zgjedhë vetëm në mes Adeliës dhe Zanfinës. Përgjigja e Leonorës ishte  e menjëhershme, duke treguar se me shumë qejf do ta bënte një bashkëpunim me Adelinën.

Reperat Kosovarë , Gold Ag & Getoar Selimi

Kësaj here, nuk kanë munguar grushtet e meshkujve, e më saktësisht nga dy reperët kosovarë, Getoar Selimi dhe Gold Ag.

Para disa vitesh këngëtari i njohur, apo lideri i grupit ‘BabaStars’ është përleshur me reperin nga Presheva. Miqtë e këngëtarit Selimi kanë thënë se nuk i kanë pasur raportet e mira edhe më parë , e që përleshja ka ndodhur para publikimit të albumit të fundit të Getit.

Kënga ‘Qyr’ ka qenë zanafilla e provokimit të zënkave mes dy djemve, që e ka nxitur Gold Ag të polemizojë gjatë një emisioni në Tiranë.

Mirëpo, tani duket se çdo gjë është në vendin e vet dhe ata kanë krijuar paqe me njëri-tjetrin, pavarësisht incidentit të përfshirë.

Labeli ‘Babastars’ & OTR

Skandali tjetër që ka ndodhur ishte përleshja ndërmjet Noizyt (OTR) dhe grupit ‘BabaStars’ ku siç thuhet protagonist i kësaj ngjarje ishte Ledri Vula.

Kjo rrahje ka ndodhur gjatë kohës kur kanë qenë në koncert në Zvicër, më saktësisht në një aeroport të Zvicrës, e që vetëm policia arriti t’i ndante. Të përfshirë kanë qenë pothuajse gjithë anëtarët e labelit si Skivi dhe Cozman. Pas kësaj ‘Diss’-i i radhës vjen me një këngë nga Noizy për këngëtaren Dafina Zeqiri e cila në atë kohë ishte edhe e dashura e reperit, Ledri Vula.

Flori Mumajesi & Stine

Duhet përmendur edhe sherrin që ka ndodhur në ‘Këngën Magjike’ ndërmjet producentit Flori Mumajesi dhe këngëtarit Stine.  Teksa po bëhej numërimi i votave në spektakël, këngëtari Stine e filloi sherrin me Flori Mumajesin, e që u përfshi edhe Stresi. Përleshja ishte tejet serioze, saqë u raportua se ka pasur edhe qitje me armë zjarri.

Ilir Tolaj & Don Arbas

As këto ditët e fundit nuk është se kanë munguar përleshjet. Kësaj here ajo ka ardhur nga producenti Don Arbas dhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Tolaj. Deri të konflikti besohet se kanë ardhur për një rast që u konsiderua si krejt banal. Thuhet se e gjithë puna ishte tek një mosmarrëveshje në komunikacion, nga ku edhe ka eskaluar situata.

Pas ngjarjes që menjëherë bëri bujë të madhe mediatike, Ilir Tolaj nuk dha asnjë prononcim të vetëm, e Don Arbas u arrestua, por as ky nuk dha ndonjë prononcim.

E çfarë po ndodh me yjet e estradës, kur më shumë vëmendje konsiderohet të marrin nga sherret që i shkaktojnë se sa për muzikën e mirëfilltë të krijuar nga vetë ata.

Po shpresojmë që në muajt e vitet e ardhshme të mos shohim më ngjarje të tilla, sepse nëse vazhdon në këtë mënyrë lirisht mund të themi se kjo po bëhet traditë!

Shpërndaje në: