Këta janë tetë kandidatët për lojtarin e vitit në Premierligë (Foto)
Premierliga ka publikuar listën prej tetë futbollistëve në garë për më të mirin e edicionit 2016/17.
Faqja zyrtare e Premierligës ka publikuar emrat e tetë futbollistëve, të cilët do të garojnë për më të mirin e sezonit 2016/17.
Chelsea si kampion dhe Tottenham si nën kampion kanë nga tre futbollistë në këtë listë, ndërsa nga një futbollist e kanë Everton dhe Arsenal.
Lojtarët e Chelseat të nominuar janë Cesar Azpilicueta, N’Golo Kante dhe Eden Hazard, ndërsa të Tottenhamit janë Verognen, Dele Alli dhe Harry Kane.
I Arsenalit është sulmuesi në top formë, Alexis Sanchez, ndërsa i Evertonit sulmuesi më i mirë i këtij edicioni, Romelu Lukaku.




